Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 10 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kështu është bërë e ditur nga ana e organeve përgjegjëse, IKSHPK dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal për menaxhimin e situatës me covid-19 në Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më tani me covid-19 janë regjistruar 4259 raste, prej tyre 4138 janë shëruar,87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 34 raste.  

/TV Malisheva

Share.