Në 24-orët e fundit janë shënuar 11 raste me COVID-19 në Kosovë, ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se nga 1 mijë e 734 testime, 11 persona kanë rezultuar të jenë pozitiv.

MSh informon po ashtu se në 24-orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 837 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941.

Në total numri i rasteve aktive është 317./TV Malisheva

Share.