Në 24 orët e fundit është raportuar për 11 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka treguar se as në këtë 24 orësh nuk ka raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19./TV Malisheva

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

16 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.546 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 305.991 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 88.961 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.366 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.531.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 99.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

__________________

Share.