Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 11 raste të reja me koronavirus nga 638 testime dhe fatmirësisht asnjë rast me vdekje.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës. Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.629 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.528. Në total numri i rasteve aktive është 428.
Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
/TV Malisheva