Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 11 persona janë shëruar nga covid-19,ndërsa janë regjistruar 15 raste të reja. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga ana e IKSHPK,  IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Në raportin e sotëm të IKSHPK, janë raportuar 17 raste të reja në Malishevë, mirëpo 2 raste kanë qenë ritestime.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1019 raste, prej tyre 883 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 87 persona./TV Malisheva

Share.