Në 24 orët e fundit nga 1.325 testet e kryera, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 119 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.

Ndërsa kanë ndërruar jetë 4 pacientë, tre nga Shkupi të moshës 65, 66, dhe 73 vjeçe dhe një pacient nga Gostivari i moshës 72 vjeçe.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 10.617 persona, numri i të shëruarve në 6.020. Ndërsa numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë e deri ma tani ka arritur në 4.117./Tv Malisheva

Share.