Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka bërë thirrje presidentjes Vjosa Osmani ta kundërshtojë shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Në një status në profilin e saj në Facebook, deputetja i thotë Osmanit të veprojë e pavarur nga kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Sot është dita e fundit që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dalë dhe të mbrojë interesin e qytetarëve të Kosovës”, shkruan ajo ndër të tjera./TV Malisheva
Postimi i saj i plotë:
Sot është dita e fundit që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dalë dhe të mbrojë interesin e qytetarëve të Kosovës.
Presidente, vepro e pavarur nga Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje: Dil dhe mbroje interesin e qytetarëve të Kosovës.
Presidente, dil dhe kundërshtoje shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Presidente, mos rri në rrugën e Kryeministrit Kurti. Paralajmërimi i tij se nuk ka zgjidhje tjetër përveç shtrenjtim të energjisë elektrike, nuk duhet të vlejë si parashkrim i qëndrimit tënd.