Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Skënderbeut dhe asaj të Teutës, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë.
Pas 90′ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Teutës ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Skënderbeut, përcjell TV Malisheva.
Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për skuadrën mysafire e shënoi sulmuesi 23 vjeçar Rubin Hebaj në minutën e 61′ të ndeshjes.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më datën 9 shkurt, ku skuadra e Teutës do ta pres në shtëpi Skënderbeun.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Teutës.