Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 477 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.034. Në total numri i rasteve aktive është 148.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 128 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.610 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.891 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.604 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./TV Malisheva

Share.