Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 12 raste të reja.
Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është jo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3688 raste, prej tyre 3466 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 135 raste./TV Malisheva