Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 12 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri.

Kjo është konfirmuara nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga konfirmimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 4252 raste, prej tyre 4119 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 46 raste.

/TV Malisheva

Share.