Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 12 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 15 raste të reja.
Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet pozitive në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3703 raste, prej tyre 3478 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 138 raste.
/TV Malisheva