Malishevë, 28 janar
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 12 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 3 raste të reja.
Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës me IKSHPK, me IRSHP në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 729 persona të prekur me covid-19, prej tyre 562 persona janë shëruar, 44 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 123 raste./TV Malisheva