Sekretari Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili e ka konfirmuar se ai do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Po ka emër dhe po jam unë. Në mbledhjen e fundit të kryesisë kam paraqitur kandidaturën time për Prishtinën. Pritet zyrtarizimi. Do ta zyrtarizoj posa ta marrë aprovimin e kryesisë”, tha Ismaili.

Ai është shprehur se e gëzon mbështetjen e PDK-së për këtë kandidaturë.

“A kam mbeshtetjen e partisë. Po. Por une do te garoj edhe per mbeshtetjen e qytetarëve”, tha ai në DebatPlus të RTV Dukagjinit.

Ai është shprehur se Prishtina ka mbet qytet që nuk ka vizion.

“Kanë fituar parti të dnryshme, VV dy herë, LDK disa herë. Fatkeqësisht nuk është kthyer në qeverisje më të mirë për Prishtinën”, shtoi ai.

Ismaili ka thënë se është i vetëdijshëm që kjo është garë e vështirë.

“Është garë e vështirë por edhe ambient që më inspiron të garojë”, u shpreh ai.

Share.