Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë të shtrirë 13 pacientë me COVID-19.
Prej tyre 6 janë në okisigjenoterapi. Kështu kanë njoftuar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.
Ndërsa njoftojnë edhe se gjatë këtij vikendi në këtë spital ka pasur një fluks rekord të pacientëve, e sidomos në marrjen e shërbimeve emergjente./TV Malisheva
Njoftimi i plotë i spitalit:
Rekord shërbimesh gjatë vikendit!
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një fluks rekord të pacientëve sidomos në marrjen e shërbimeve emergjente. Sipas shifrave puna gjatë vikendit ishte:
– 1,748 Vizita Specialistike;
– 82 Pranime;
– 196 Pacientë të Hospitalizuar aktualisht;
– 12 Lindje, 4 djem dhe 8 vajza;
– 10 Operacione;
– 95 Hemodializa;
– Analiza kanë kryer 594 pacientë, që kanë bërë 5,517 analiza;
– Shërbime Radiologjike: 263 Rëntgena, 146 Ultrazëra, 32 CT-ja, 1 Mamograf.
– Procedura fiziatrike: 28
– 13 pacientë të shtrirë me Covid 19;
– 6 pacientë në Oksigjenoterapi.