Në 24-orët e fundit janë shënuar 13 raste me COVID-19 në Kosovë, nga 2 mijë e 628 testime. Ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Sot janë shëruar gjashtë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016.

Në total numri i rasteve aktive është 350./TV Malisheva

Share.