Bazuar në raportet zyrtare të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 13 raste të reja.
Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë së Covid-19, e deri më sot, janë regjistruar 3519 raste, prej tyre 3406 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 27 raste./TV Malisheva