Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 13 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 3 raste të reja.
Kështu është bërë e ditur nga ana e ISKHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 2759 raste, prej tyre 2631 janë shëruar, 84 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 44 raste. /TV Malisheva