Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 13 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më tani me covid-19 janë regjistruar 4259 raste, prej tyre 4151 janë shëruar,87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 21 raste.