Në vendbanimin Stapanicë, lagje e Kijevës, janë hapur dhe përgatitur dy rrugë, me gjatësi prej 1300 metrave, me rëndësi jetike për banorët, pasi deri më tani dy lagje të këtij vendbanimi kanë pasur problem serioz në qarkullim. Punimet në këto dy rrugë, i kanë parë nga afër, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal për urbanizëm, Islam Vrenezi.

Gjatë vizitës në këtë vendbanim, Begaj e Vrenezi, janë takuar edhe me kryetarin e fshatit, Asllan Buzhala, i cili ka falënderuar për këtë projekt, si dhe për vizitën në vendbanimin e tyre.

“Rrugët kanë rëndësi të madhe për banorët, pasi deri më tani kemi pasur problem në qarkullim, sidomos në stinët kur ka reshje, por tani edhe ky problem është eliminuar dhe banorët janë të kënaqur me këtë investim”, tha kryetari i Stapanicës, Asllan Buzhala.

Share.