Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus dhe dy persona kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 3.366 testime dhe se rastet e reja pozitive janë identifikuar në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj dhe Skrapar – nga dy raste, Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas – nga një rast.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128.907 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët pesë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID-19 nuk e kanë fituar një 69-vjeçar nga Tirana dhe një 74-vjeçar nga Durrësi.

Shqipëria ka regjistruar 132.229 raste me koronavirus që nga shpërthimi i epidemisë vitin e kaluar, prej tyre 128.907 janë shëruar, 875 janë raste aktive, derisa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.447 persona./TV Malisheva

Share.