Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 359.
Në total numri i rasteve aktive është 438.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 163 doza të vaksinës kundër COVID-19.
/TV Malisheva