Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 165 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
“1.824.150 doza të vaksinës. Deri më sot 821.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.750 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 883 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.168. Në total numri i rasteve aktive është 497”, thuhet në njofitm.
/TV Malisheva