Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 4 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 15 raste të reja, raporton TV Malisheva.

Kjo është konfirmuar nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Deri më tani me covid-19 janë regjistruar 2924 raste, prej tyre 2741 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 98 raste.

Share.