Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 3.487 teste të kryera janë regjistruar 46 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 27 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 89 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 154.982 raste, prej të cilëve 146.721 janë shëruar, kurse 5.280 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.981 raste aktive me virusin korona. /TV Malisheva

Share.