Kanë kaluar një dekadë e gjysmë që nga finalja e vitit 2005 në Stamboll.
Një nga finalet e Ligës së Kampionëve që nuk do të harrohet kurrë është ajo e vitit 2005, mes Milan dhe Liverpool.
Rikthimi i Liverpool nga disavantazhi 3:0 për të fituar në fund falë ekzekutimit të penalltive, mbetet në memorien e të gjithë futbolldashësve.
Përkundër përmbysjes, Jamie Carragher, asokohe qendërmbrojtësi i Liverpool, beson se Milan ishte skuadër më e mirë në fushë në atë ndeshje.
“Ne e dinim edhe para ndeshjes se Milan ishte skuadër larg më e mirë sesa e jona”, ka thënë Carragher.
“Kjo nuk do të thotë se nuk mund të fitonim. Gjithsesi, kur je me 3:0 në disavantazh ndaj një skuadre më të mirë, është e vështirë të thuash se do të rikthesh lojën”, ka shtuar anglezi.
“Performanca e Milan ishte e pabesueshme. Për 114 minuta ata dhanë më të mirën performancë që mund ta shihni në një finale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë mes shumë të tjerash Carragher.
Milan asokohe përbëhej nga emra si Dida, Nesta, Maldini, Pirlo, Seedorf, Kaka, Shevchenko e Inzaghi. Por, zemra e madhe e Liverpool në fund doli triumfuese, duke shkaktuar befasi të madhe, sidomos pas rezultatit që mbylli pjesën e parë. /Tv Malisheva