Në 24 orët e fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rasti me fatalitet si pasojë e koronavirusit, raporton TV Malisheva.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 16 raste të reja nga 1.557 testime, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundërCOVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës. Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i tyre është 157.292. Në total numri i rasteve aktive është 428.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Share.