Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.810 doza të vaksinës.

“Deri më sot 822.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.338 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 593 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.767. Në total numri i rasteve aktive është 328”, thuhet në njoftim.

/TV Malisheva

Share.