Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 17 raste me koronavirus nga 204 testime dhe fatmirësisht asnjë me përfundim fatal.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, po gjatë kësaj periudhe janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.269.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 60 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.068 doza të vaksinës. Deri më sot 823.509 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.047 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 74./TV Malisheva