Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, “17 Shkurti” në Banjë dhe “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, sot i kanë shënuar ditët e shkollave të tyre, të cilat edhe lidhen me festën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në këto shënime të ditëve të shkollave, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtoresha Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi.
Në këto dy aktivitete, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, në fjalimet e rastit, pasi i ka uruar shkollat, për shënimet e ditëve të tyre, i ka përgëzuar edhe për sukseset dhe të arriturat, që na kanë bërë të ndihemi krenar me këto të arritura.
Nënkryetari Krasniqi, gjithashtu i ka uruar, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave, në prag të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, si dhe ka folur për rrugëtimin dhe sakrificën e popullit shqiptar në Kosovës, deri në shpalljen e pavarësisë,e po ashtu ka folur edhe për rolin që kanë luajtur shkollat dhe arsimi në përgjithësi, në këtë rrugëtim.
Drejtoresha e DAE, Arbëreshë Krasniqi, gjithashtu i ka uruar të dy shkollat me rastin e shënimit të ditëve të shkollave, si dhe për punën dhe angazhimet e tyre, sukseset që kanë treguar këto shkolla, duke e përfaqësuar Komunën e Malishevës dhe Kosovën, në gara dhe aktivitete të ndryshme, ku edhe janë arritur rezultate të jashtëzakonshme.
Drejtoresha Krasniqi, gjithashtu ka bërë të ditur, se “Komuna e Malishevës, është e përkushtuar në pajisjen e shkollave me mjetet e nevojshme, siç janë kabinetet, me qëllim të rritjes së cilësisë, në mësimdhënie dhe mësimxënie”.
Në këto shënime të ditëve të shkollave, drejtorët përkatës të shkollave, kanë paraqitur historikun e shkollave të tyre, si dhe rezultatet dhe të arriturat që i kanë treguar gjatë vitit. Po ashtu janë shfaqur edhe programe kulturore dhe artistike nga nxënësit e të dy shkollave.
/TV Malisheva