Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 17 persona janë shëruar nga covid-19, përderisa janë regjistruar 3 raste të reja.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevë, si dhe ka komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3421 raste, ku 2376 prej tyre janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 49 raste.
/TV Malisheva