Një vajzë 17-vjeçare në Greqi ka denoncuar një 27-vjeçar shqiptar për përdhunim.
Lidhur me këtë ngjarje kanë dalë në dritë detaje të reja, pasi përdhunimi i vajzës është bërë kryefjalë e medieve greke, dhe jo vetëm, këto ditë.
Sipas raportimit të medieve greke, 27-vjeçari e kishte marrë të renë me veturë dhe e kishte dërguar në shtëpinë e tij, ku më pas thuhet se edhe e përdhunoi.
Dhe jo vetëm kaq. Raportohej se 27-vjeçari ndezi televizorin dhe i ngriti volumin për të mos u dëgjuar britmat nga fqinjët, raporton JOQ Albania.
Ndërkohë, tashmë ka dalë ekspertiza-mjekoligjore, e cila ka treguar se shqiptari nuk e ka përdhunuar vajzën 17-vjeçare dhe se gjithçka dyshohet se ka ndodhur me dëshirë, pasi ajo nuk ka pasur asnjë shenjë në trup që mund të tregojë diçka të kundërt.
Për më tepër, sipas ekspertizës, 17-vjeçarja ka kryer marrëdhënie seksuale me 27-vjeçarin edhe në të kaluarën.
Nga ana tjetër, avokati i shqiptarit, Manolis Vamvounakis, ka folur për mediat greke, ndërsa ka thënë se klienti i tij tashmë ndihet më i qetë dhe se drejtësia ka vepruar ashtu siç duhet.
/TV Malisheva