Partia Demokratike dhe demokratët përjetojnë sot një tjetër zhvillim në historinë e krijimit të saj. Pas përplasjeve brenda radhëve të saj, anëtarësia dhe të zgjedhurit e Partisë Demokratike përballen sot mes Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha dhe referendumit për shkarkimin e tij. Delegatët e Kuvendit të mbledhur në 11 dhjetor votuan shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar partie dhe që prej mëngjesit të sotëm anëtarët janë ftuar të ratifikojnë vendimin.
Pas një vale krizash, sot baza demokrate ka mundësinë që të shprehë verdiktin e saj, “pro” Bashës apo “kundër” Berishës dhe anasjellas.
Kësisoj 18 dhjetori shënon një ngjarje jo vetëm për Partine Demokratike (PD) por dhe për politikën shqiptare në tërësi. /A2/
/TV Malisheva