Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 18 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 812 mostrave, raporton TV Malisheva.

Gjatë kësaj periudhe, sipas MSH-së nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Kurse, në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.741 doza të vaksinës.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.741 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.637 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 812 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096.

Në total numri i rasteve aktive është 637.

May be an image of text

Share.