Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 181 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 463 mostrave, raporton Express.
Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në rreth 9868 mijë.
Ramadani ka njoftuar edhe për shërimin e 125 pacientëve.