Inspektorati i Punës ka njoftuar se janë shtuar edhe 19 inspektorë të tjerë.
Njoftimin e ka dhënë me anë të ‘Facebook’, teksa Inspektorati njofton se që nga 2022-a janë rekrutuar 38 inspektorë të rinj.
Me këta inspektorë të rinj, numri total i inspektorëve të punës ka shkuar në 60.
“Inspektoratit të Punës i shtohen edhe 19 inspektorë të rinjë të punës. Që nga viti 2022 e deri më tani Inspektorati i Punës ka rekrutuar 38 inspektorë të rinjë të punës duke e ngritur numrin total të inspektorëve të punës në 60”, thuhet në njoftim.
“Numri i inspektorëve të punës do të vazhdoj të rritet me qëllimin e mbikqyrjes sa më të mirë të të drejtave të punëtorëve”, përfundon njoftimi.
/TV Malisheva