Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar 2 mijë e 672 qytetarë, 19 prej të cilëve kanë rezultuar
pozitiv me COVID-19.
Brenda këtyre orëve, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus, derisa janë shëruar 8 të infektuar.
Momentalisht, numri i rasteve aktive është 137.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 12 mijë e 932 qytetarë.
Ndërkaq, që nga fillimi i procesit të vaksinimit, e deri tani, janë dhënë 356 mijë e 771 doza të
vaksinës antiCOVID. /TV Malisheva