Sahar Tabar, një 19-vjeçare e cila kohë më parë postoi në internet imazhe tepër të deformuara të vetes, është dënuar me 10 vjet burg, një vit pasi u arrestua për aktivitetet në rrjetet sociale.

Sahar Tabar, emri i vërtetë i të cilit është Fatemeh Khishvand, u vendos në qendër të vëmendjes pasi postoi selfie ku fytura i dukej e çuditshme, sa disa e krahasuan me një “zombie”. Në një moment, para se llogaria e saj të bllokohej, kishte 486,000 ndjekës në Instagram. Sahar u akuzua për nxitje të korrupsionit të të rinjtë dhe mosrespektim të Republikës Islamike.

Ajo i ka bëri thirrje aktores Angelina Jolie për të bërë fushatë për lirimin e saj, duke thënë: “Republika Islamike ka një histori të torturimit të grave. Ne duhet të jemi të bashkuar kundër këtij diskriminimi gjinor”.

Akuzat kundër saj, më parë, kanë përfshirë blasfemi, nxitje dhune, fitim të ardhurash me mjete të papërshtatshme dhe inkurajim të të rinjve në korrupsion.

Të dhënat mjekësore kanë sugjeruar gjithashtu që ajo ka një sëmundje mendore dhe një historik vizitash në spitalet psikiatrike, gjë që e bën dënimin e saj të pashpjegueshëm.

Tabar, u bë e famshme prej llogarisë në Instagram, e cila i dha akses për të ndarë me njerëzit transformimin drastik pas operacioneve. Tri vite më parë u tha se adoleshentja kreu plot 50 ndërhyrje për t’i ngjarë Angelina Jolie-s dhe njerëzit mbetën të shtangur nga përfundimi. Në dhjetor të vitit 2017, Sahar u prononcua për herë të parë pasi fotot u bënë virale dhe tha se nuk u është nënshtruar 50 operacioneve. /TV Malisheva

Share.