Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 30 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 17 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHKP, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3373 raste, prej tyre 3155 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 132 raste./TV Malisheva

Share.