Dy pilotët britanikë të kapur në Ukrainë nga forcat ruse janë shfaqur në një televizion rus, ku kërkojnë që në shkëmbim të lirimit të tyre, të lirohet politikani pro rus që mbahet nga autoritetet ukrainase.

Ende nuk është e qartë nëse kjo kërkesë e tyre është bërë në kushte të shtrënguara apo jo, raporton ‘Reuters’.

Aiden Aslin

Shaun Pinner dhe Aiden Aslin kanë kërkuar që kryeministri britanik, Boris Johnson t’i ndihmojë për t’u kthyer në shtëpi në shkëmbim të lirimit të Viktor Medvedchuk, i arrestuar javën e kaluar në Ukrainë.

Shaun Pinner

Shaun Pinner, 48 vjeç, ka luftuar krah marinës së Ukrainës kundër forcave ruse.

Aiden Aslin, 28 vjeç, gjithashtu iu bashkua marinës ukrainase në 2018 pasi u zhvendos për të jetuar atje bashkë me të fejuarën e tij.

Mediat britanike raportojnë se ata nuk janë mercenarë, por luftëtarë vullnetarë.

Javën e kaluar, Kremlini refuzoi ofertën e Ukrainës për të liruar aleatin e Putinin në Ukrainë në shkëmbim të lirimit të burgosurve të luftës.

Në një video të publikuar nga shërbimet e sigurisë në Ukrainë, Medvedchuk i kërkon Putinit që në këmbim të lirimit të tij të lirojë forcat e Ukrainës në qytetin e rrethuar të Mariupol.

Bashkëshortja e tij në një konferencë për mediat nga Moska, pretendon se ai është dhunuar gjatë marrjes në pyetje, raporton ‘Reuters’.

Medvedchuk, i cili akuzohet për tradhti u arrestua në shkurt, dy ditë pas pushtimit rus sipas qeverisë së Kievit.

Ai ka hyrë në politikë në vitet 1990 duke u zgjedhur më pas kryetar i Partisë Social Demokrate në Ukrainë, forcë politike pro Moskës, shkruan ‘Washington Post’.

/TV Malisheva

Share.