Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 6 raste të reja. Rastet e reja pozitive dhe të shëruarit, janë konfirmuar nga ana e ISKHPK , IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 898 persona, prej tyre 798 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 53 persona./TV Malisheva

 

Share.