Një tjetër projekt muzikor për këtë fillim vit është duke e punuar edhe reperi nga Ferizaj, 2 Ton.

Artisti shqiptar ditë më parë përmes rrjeteve sociale njoftoi fansat se ka nisur punën për një këngë të re.

 

2 Ton (Foto: Instagram)

“29.01 / M’kujtohesh”, do te quhet kenga.

Arton Avdyli (emri i vërtetë) në pjesën e klipit shfaqet me një kostum elegant e më një trëndafil të kuq në duar.

Komentet ndërkohë kanë qenë të menjëhershme, fansat e të cilit duket se mezi po presin për prurjen e radhës të reperit.

Projekti i fundit i publikuar nga 2 Ton mban titullin “Gota”, i cili për vetëm një muaj ka mbledhur afro dhjetë milionë klikime. /TV Malisheva

Share.