Ai është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, i cili pritet të lansohet gjatë këtyre ditëve.
Fjala është për reperin nga Ferizaj, 2 Ton, ndërsa ka azhurnuar fansat për këngën e radhës.
Përmes një postimi të ndarë në rrjete sociale, Arton Avdyli (emri i vërtetë) ka prezantuar një pjesë të shkurtër të klipit të quajtur “Kampion”.
“Së shpejti, kampion”, ka qenë përshkrimi i videos.
Sa i përket projekteve të reja, “M’kujtohesh” është e fundit e publikuar në janar.
Për vetëm pak kohë ka arritur të mbledh mbi tre milionë shikime në platformën YouTube. /TV Malisheva