Në 24 orët e fundit, në territorin e Malishevës 20 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 9 raste të reja, raporton TV Malisheva.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3276 raste, prej tyre 3024 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 167 raste.