Më 29 korrik të vitit 2001, pak përpara mesditës në malin e Korabit është vrarë heroi Tahir Sinani, sëbashku me bashkëluftëtarët e tij, Naser Ademi, Hyrë Emini, Brahim Ademi dhe Hisa Fazliu.
Tahir Sinani i lindur në Tropojë të Shqipërisë, u bë i famshëm gjatë Luftës së Kosovës, ku përveç mësimeve teorike për ushtarët e rinj, ai më pas do ishte edhe luftëtar me vepër.
Ai u vra sëbashku me shokët e tij pak ditë përpara nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, kurse shumë bashkëluftëtarë të tij ngrejnë dyshime mbi mënyrën e vdekjes.
Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Çerkin Dukolli, ka kujtuar dëshmorin e kombit, Tahiri Sinani, në 20 vjetorin e rënies së tij, ku ndër të tjerash ai ka shkruajtur që janë me fat ata që e kanë njohur Komandatin “lum ata që e patën fatin të jenë, bashkëluftëtar me Komandant Tahir Sinanin”.
Ai po ashtu tha se komandant Tahir Sinani historikisht do të kujtohet si atdhetari e strategu që u ka dhënë zemër e kuptim luftërave tona çlirimtare, shkruan TV Malisheva.
Postimi i plotë:
20 vite nga përjetësia Tahir Shqipnisë.
Tahir Sinani, Hyrë Emini, Naser Ademi, Brahim Ademi e Hisë Fazliu për jetë e motë do të kujtohen si heronjtë e gjeografisë shqiptare në luftërat e popullit shqiptar për liri e shtet, në fund shekullin XX dhe fillim shekullin XXI.
Komandant Tahir Sinani historikisht e ndër brezni do kujtohet si atdhetari e strategu që u ka dhënë zemër e kuptim luftërave tona çlirimtare.
Lum ata që e patën fatin të jenë, bashkëluftëtar me Komandant Tahir Sinanin.
Lavdia u takon vetëm heronjëve, sepse janë vetë lira.
Përjetësisht krenar me UÇK-në.

Share.