“Mbi bazat e 2022, kemi arsye, besoj që 2023 do ta bëjmë tërmet”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ditët e para të vitit të ri, teksa përplasi dorën mbi tavolinën ku ishte mbledhur me ministrat.

Por ndonëse Rama e kishte fjalën për zgjedhjet vendore të majit, deklarata e tij është rikthyer me humor në rrjetet sociale, pas lëkundjeve të forta të tërmetit mbrëmjen e kësaj të diele, që shkaktuan jo pak panik te qytetarët.

“Ka thënë KM, termet do ta bëjme 2023..!”, shkruan politikani Nard Ndoka.

Ndërsa deputeti i PD, Edi Paloka është pak më i ashpër pasi mendon se tersi i shqiptarëve është vetë Rama: “Sa te jete ky monstra , vetëm ters e të zeza do ketë për shqiptarët…”, shkruan ai, raporton TV Malisheva.

Aktivisti Genc Sekjo thotë: “Edhe një premtim i mbajtur…”

Video Player

Share.