Nuk thuhet rastesisht qe njeriu deshmohet ralle ne jetë, kur themi deshmohet, deshminë e kuptojme sfidë, sfidë qe te sfidon edhe me jetë. Popujt e roberuar kane sfida të tilla me shumë, sepse janë të sfiduar me shpesh. Patriotizmi nuk vërehet çdo ditë sepse krijohet për kohë të gjatë, koha mund të deshmon sa ndjenjë patriotike ke pasur në jetë. Patriotizmi nuk fitohet vetem me ndjenjen se jam i pasur, jam i shkolluar, apo jam në moshë. Patriotizmi ka rregulla te ndryeshme nga te tjerat, ka rregulla ne luftë dhe në paqe .
Para 21 vitesh Kosova, ka qenë në luftë, luftë që ka perfshirë pjesën më të madhe të Kosovës, Këtë luftë e udhëhoqi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ushtri qe u krijua nga njerëzit më të devotshëm te popullit shqiptar. U bashkuan me mijëra nga të gjitha cepat e vendit , nga të gjitha shtresat e shoqerisë shqiptare. Lufta nxori njerëzit qe e deshen atdheun me shume se veten, lufta dogji ënderrat njerzëve qyqarë se liria fitohet me lutje boshe .Luftë qe dogji ëndrrat e pushtuesit se Kosova nuk mund te jetë e lirë.
Kushtrimi i leshuar nga UÇK-ja, ” Atdheu është në rrezik ” duhet të gjithë t`i bashkohem luftes çlirimtare. Trazoi ndenjat atdhetare e kombetare te gjithe patriotëve dhe njerzeve qe e deshten atdheun me shume se veten. Trazoi ndjenjat e tyre sepse e dinin se pa atdhe nuk jetohet. Kushtrimi i atdheut, u dëgjua anekënd botes, këtij kushtrimi iu pergjigjen të gjithë ata që e deshten atdheun më shumë se veten. Ndër ta ishte edhe Izeti, i cili edhe pse ishte larg atdheut, në Gjermani, atdhedashuria e bëri që ditët më kritike të vendit të jetë në vijën e frontit për të mbrojtur idealin për të bërë Një Shqiprinë .
Izeti lindi më 10 dhjetor 1961, në Astrazup, një pjesë të jetës së tij e kalon në mergim, deri sa kthehet në mars të vitit 1999, nga Gjermania, në Shqipëri, pas ushtrimeve ushtarake hyn në vijë të frontit në Brigadën “138 Agim Ramadani”.
Izeti nuk kishte fjalë sepse fajët nuk e formonin patriot, Izeti nuk kishte lutje, sepse lutjet nuk e qetësonin, Izeti nuk kishte dilema se si fitohet liria, Izeti kishte vendosmeri, dhe njëmendësi. Vendosmëria dhe kembngulesia e tij ishte : Unë do te jem ne vijen e fronitit ku luftohet, ku fitohet Liria.
Edhe pse kishte familjen ne Republiken e Shqiperisë, edhe pse mund të bënte një jetë luksoze në perendim, edhe pse mund te kontribonte ne forma tjera, Izeti nuk mund te pajtohej qe mos te hakmirrej mbi pushtuesit, sepse hakmarrja duhet te jete ne vijen e frontit.
Ja doli, arriti te jetë aty ku ishin burrat e atdheut, ne vijat e luftës çlirimatre të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në luftimet e zhvilluara në Rrasen e Koshares, bie heroikisht, më 19 prill 1999, që të mos vdes kurrë.
E pikerisht në këtë ditë Izeti kalon nga jeta në perjetësi sepse nuk deshti të jetonte pak, po deshti të jeton sa jeton Atdheu. Në këtë ditë e rriti familjen nga disa anëtarë që  kishte tani i takon familes se madhe të atdheut ,me këtë ditë, Izeti rreshtohet ne rradhen e njerëzve me te medhenjë të kombit rreshtohen ne famijen e deshmoreve te Kombit . Edhe pse vitet po ecin kujtimet dhe nderimet per Izetin nuk shuhen asnjeherë, sot pas 21 vitesh Kosova frymon lirshem si shtet, falë njerëzve qe sakrifikuan edhe jeten për atdheun
Izeti dhe deshmoret tjerë te atdheut si Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Shkelzen Haradinaj, Agim Ramadani, Sali Çekaj, Imer krasniqi , Shpëtim Robaj , Xhevdet Morina , Avdulla Morina , Zymer Krasniqi dhe të gjithë Deshmoret e kombit janë mburoja, krenaria dhe vet  LIRIA E ATDHEUT .
LAVDI TE GJITHË DESHMORËVE TË KOMBIT !

Share.