Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus nga 528 testime të kryera dhe fatmirësisht asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 158 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.497 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.191 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.695.

/TV Malisheva

Share.