Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë.
24 vjet më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore janë djegur.
Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme, të kryera mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që janë bërë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.
Për kriminelët serb masakra ka qenë diçka e zakontë, diçka që sipas tyre, duhej të ndodhej vetëm me qëllimin të eliminimit të popullsisë shqiptare në Kosovë.
/TV Malisheva