Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arsyetuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Ai në seancën plenare të Kuvendit, tha se kapaciteti i prodhimit të energjisë është vetëm 727 megavat, ndërsa konsumi është mbi 1.3 gigavat. Kësisoj, sipas tij çmimi i importit të energjisë vetëm ditën e djeshme ka kushtuar 2.5 milionë euro dhe diku duhet t’i marrin paratë.
“Me 727 megavat kapacitet dhe me konsum të pikut në mbi 1.3 gigavat dhe me import prej mbi 10 gigavat orë në ditë dhe me çmime të bursës ndërkombëtare rreth 250 euro për megavat orë ne apo përfundojmë duke shpenzuar 2.5 milionë euro në ditë. Tregoni ku t’i marrim paratë, kjo është pyetja. Tjerat janë s’po e përdori ndonjë fjalë të papërshtatshme për Kuvend”, tha ai.
Kryeministrit i reagoi, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se ekzekutivi ka vendosur menaxhment të dobët në KEK.
“Ju keni vendos një menaxhimet të dobët se dy vite në udhëheqje të KEK-ut. Prandaj mendoj se vendosja e këtyre njerëzve të paaftë të mos implementohet as me kontrata me BE-në për remontin e elektro filtrave të bllokut B1 dhe B2 të Kosovës B. Kjo është dashur të kryhet në vitin 2020”, tha ai.
Por, atij i tha se s’ka ra menaxhmenti i KEK-ut, por turbina e bllokut B2.
“Rikthimi i B2 që ka moshë 40 vjeçare e tejkalon 940 megavatshin që e thatë të vitit 2018. Pra kjo është asgjë. E dyta nuk ka ra menaxhmenti por ka ra turbina, a kuptoni, lopatat e motorit të gjeneratorit në B2 janë copëtuar për shkak se shtypja e avullit në vend që të jetë 120 var sipas specifikacionit ka qenë 90 var. Avulli ka qenë me lagështi më të madhe të cilat i kanë dëmtuar lopatat që kanë qenë të vjetruara. Sa i përket filterave, ata kanë dashur t’i instalojnë filterat, por kur kanë shkuar aty e kanë parë se është llom, duhet njëherë bojlerat pastaj filterat. E ju si keni bo as filterat dhe as bojlerët. S’ka filterat pa bojlera, kështu që ne do t’i vendosim bojlerët që t’i vendosim edhe filterat. Sa i përket burimeve të ripërtritshme, Selaci, Kika dhe Kelkos janë gjithsej 78 megavat. Ky është kapaciteti dhe ky është i kalkuluar përbrenda këtij 727 si kapacitet i joni gjenerues”, tha ai./TV Malisheva